E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli: KQZ garanton zgjedhjet në Shalë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përgatitur gjithë infrastrukturën e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve në 5 qëndrat e votimit në komunën e Shalës në Shkodër. Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, tha për mediat se pas thirrjes së bërë një ditë më parë nga Komisioni Qëndror për përfaqësuesit e opozitës në KZAZ e komunës, tashmë ata i kanë dërguar emrat e tyre në komisionin përkatës dhe se gjithçka është gati për zhvillimin e procesit zgjedhore.

Në këto kushte, zëdhënësi i KQZ-së, garantoi se gjithcka tashmë është gati atje dhe se banorët e kësaj komune mund ti drejtohen qëndrave të votimit që në orën 07.00 të mëngjesit deri në orën 19.00 të mbrëmjes.
 

Po ashtu, Olli bëri të ditur se me kërkesën e KQZ-së, do të angazhohen forca të policisë për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, në komunën e fundit në të cilën ende nuk është mbyllur procesi i zgjedhjeve lokale.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›