E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI për reformën, Haxhinasto: Partitë të bashkëpunojnë

Tryeza e reformës zgjedhore duhet të organizohet që në fillim të sesionit të ri parlamentar. Zëvëndës kryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto ka deklaruar për mediat se reforma zgjedhore është e domosdoshme dhe kjo kërkon bashkëpunim konkret të të gjithë faktorit politik dhe të gjithë aktorëve të angazhuar në këtë proces.

Haxhinasto ka përjashtuar mundësinë se reforma zgjedhore të lidhet me ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita, ndërsa tha se edhe amendimet në kushtetutë nuk duhen parë si tabu. Zëvedës kryetari i LSI-së tha se reforma zgjedhore duhet realizuar për të përmbushur standartet e kërkuara edhe në përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet.
 

Haxhinasto nënvizoi gjithashtu se reforma zgjedhore dhe bashkëpunimi politik janë elemente të rëndësishme të vendimarrjes për në Bashkimin Europian, në vjeshtë të këtij viti.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›