Shkoder mijera besimtare ndjekin meshat e shenjta

Mijëra besimtarët katolikë dhe ortodoksë në Shkodër kanë ndjekur mesnatën duke u gdhirë dita e sotme meshat e shenjta kushtuar Ringjalljes së Jezu Krishtit.
Të gjitha kishat e qytetit janë tejmbushur me besimtarë dhe qytetarë. Dyndja më e madhe ka qenë në kishat katolike të Shkodrës, kur dihet se besimi katolik dominon në këtë zonë në veriperendim te vendit.
Në katedralen kryesore të qytetit “Shën Shtjefni”, e njohur ndryshe si Kisha e Madhe, mesha u drejtua nga Arqipeshkvi Metropolitan i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Masafra. Mesha nisi në mjediset e katedrales me zjarrin e ndezur, simbol i ditës së Ringjalljes së Krishtit. Ajo vijoi përmbi një orë dhe gjatë gjithë kohës u shoqërua nga kori i katedrales.
Në fjalën e mbajtur gjatë meshës së shenjtë, Arqipeshkvi Metropolitan Angjelo Masafra, ka folur mbi rëndësinë e festës së Pashkës, duke u ndalur tek akti i shenjtë i Ringjalljes së Krishtit, i cili i solli të mirat njerëzimit duke qënë gjithmonë në shërbim të tij. Urimet “Gëzuar Pashkët! Krishti u ngjall, Aleluja!”, Mon Sinjor Masafra, i përcolli për të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë.
Ndërsa, besimtarë ortodoksë morrën pjesë në meshën e organizuar në katedralen e kishës ortodokse, që u drejtua nga famullitari At Nikolla Petani.
Festa e Pashkës simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij, dhe është festa me e shenjtë për besimtarët e krishterë. Sipas interpretimit biblik, me ringjalljen e Krishtit ndodh kalimi nga vdekja në jetë, nga e Premtja e Madhe kur vdes Jezu Krishti pas shumë mundimeve dhe gozhdohet në kryq, në të Dielën e Pashkës kur ringjallet.
Sipas besimit te krishtere Jezusi erdhi në tokë për të dhënë modelin e tij për njerëzimin dhe për të dëshmuar se pas vdekjes së trupit, shpirti jeton në atë që njihet si jeta e përtejme, por për ta fituar atë duhet që cdokush të udhehiqet në jetë nga disa parime biblike dhe virtyte.