E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Brace: Basha të japë shpjegime

TIRANE-Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe akuzoi sot se Lulzim Basha po fshihet, kur duhet të flasë e të japë shpjegime, të detyrueshme për një funksionar politik dhe mbajtës i detyrave të larta shtetërore. Deklarata e Braces vjen sot pas publikimeve qe një media e shkruar po u ben disa fakteve zyrtare mbi: Pasurinë dhe identitetin e Lulzim Bashës; si Ish student, Ish zyrtar i UNMIK në Kosovë, Ish Ministër i Transportit, ish Ministër i Brendshëm, funksione të larta politike e shtetërore.

“Ligji në Shqipëri përcakton detyrime të qarta për të: Së pari, të mos gënjejë për detyrime ligjore e në raportime zyrtare të kërkuara nga ligji 1- Lulëzim Basha ka gënjyer me pasurinë e tij. Tashmë rezulton e provuae se Lulzim Basha ka deklaruar e mashtuar për shtëpinë e blerë e shitur në pak vite në Hollandë. Ka gënjyer kur ka deklaruar se ka blerës 510 mijë gulden, kur në kontratë është shënuar 450 mijë gulden/ rreth 60 mijë gulden më tepër të pajustifikuar në deklarimin e pasurisë. Ka gënjyer kur ka deklaruar në “deklarimin e pasurisë” të 20 mars 2008 për vitin 2007, se: Ka shitur shtëpinë në Hollandë. Ka shlyer menjëherë kredinë ndaj Post Bank në vlerën e detyrimit 199 726 euro. Dokumentet tregojnë se Lulëzim Basha e ka shitur shtëpinë në Hollandë në prill 2008, një vit më pas. Pyetja është e thjeshtë: Më ç’para u likujdua kredia në vitin 2007 në shumën 199 726 euro, kur shitja dhe paratë prej saj u kryen e u arkëtuan në vitin 2008?”, theksoi Braçe.

Ky, sipas Braces, minimumi është Deklarim i Rremë dhe sipas legjislacionit penal në fuqi është vepër penale dhe ndëshkohet me deri 3 vite burg, për personat e zgjedhur dhe zyrtarët publikë; maksimumi është pastrim parash dhe ndëshkimi është dhe më i rëndë shoqëruar me sekuestrim të pasurisë së vënë përmes këtij krimi. “Lulëzim Basha është i paqartë për identitetin e tij. Tashmë rezulton e provuar se Lulëzim Basha është disponues i tre pasaportave diplomatike shqiptare dhe një amerikane. Nga verifikimi i raporteve të hyrje daljeve në Rinas rezulton se Basha ka lëvizur me të tre pasaportat diplomatike, të trija të vlefshme në të njëjtën kohë. Nga dokumentat noteriale të blerjes së shtepisë në Hollandë rezulton se Lulëzim Basha është mbajtës i një pasaporte amerikane të pazakontë. Tani është koha për të vërtetën. Për këtë arsye ne pyesim zotin Basha: -Cila është e vërteta e shtëpisë në Hollandë? -Cila është e vërteta e tre pasaportave diplomatike shqiptare të lëshuara në emrin e tij? - Cila është e vërteta e pasaportës amerikane për të cilën zyrtarisht është deklaruar se ti e disponon? Po për të njëjtat arsye ne pyesim sot ILDKP: -Përse nuk bëhet publik raporti i hetimit të nisur nga ky institucion për pasurinë e Lulzim Bashës në vitin 2006? - A jeni në dijeni të deklarimit të rremë të kryer nga Ministri Basha në kohë të ndryshme? - Kur do të nisë hetimi për këtë deklarim? -A është verifikuar ndonjëherë nëse ka depozita të tjera bankare të individualizuara në pasaportat e shumëfishta diplomatike të Ministrit Basha? Ne po presim!”, këmbënguli Braçe në një konferencë për shtyp.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›