E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, identifikohet kufoma e gjetur në kanal

Policia e Durrësit ka bërë të mundur identifikimin e gruas e cila u gjet e vdekur ditën e djeshme në një kanal në Ishëm.
 

Sipas burimeve nga policia trupi i pajetë i përket 29-vjeçares Rolanda Kaja e cila ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë.

Mësohet se 29-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia më datë 5 qershor dhe ditën e djeshme u gjet e vdekur në një kanal në Ishëm.
 

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›