E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, sekuestrohen 70 kg marijuanë, 2 në pranga

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 70 kg marijuanë dhe ka arrestuar dy persona. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Aleksandër Veshi 28 vjeç dhe Gazmend Demushi 20 vjeç ndërsa ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë identitetin e të cilëve nuk bëhen ende të ditura për arsye hetimi. Mësohet se shërbimet e policisë kufitare të Kakavijës kanë konsatuar se në vendin e quajtur “Gryka e Bogazit” që të çon në kufirin grek katër persona po lëviznin duke transportuar disa çanta shpine që dyshohej se ishin me lëndë narkotike. Forcat e policisë kufitare janë vënë menjëherë në ndjekje të tyre por janë pikasur nga transportuesit të cilët janë larguar në errësirë duke braktisur edhe çantat. Mësohet se policia kufitare pas rrethimit të zonës në fillim ka bërë të mundur kapjen e njërit prej këtyre shtetasve si dhe gjetjen e tre çantave të mbushura me lëndë ndërsa më pas ka bërë të mundur edhe ndalimin e autrit të dytë që rezultoi të ishte edhe drejtuesi i automjetit me të cilin kishin transportuar drogën,ndërkohë që dy personat e tjerë duke përfituar nga errësira kanë mundur të largohen. Sipas policisë nga kontrolli i çantave rezultoi se brenda tyre ndodheshin 70 pako të mbështjella me natriban dhe në total lënda narkotike shkonte 70 kg gjithsej ndërsa mësohet se lënda narkotike ishte siguruar në fshatin Lazarat dhe kishte si destinacion shtetin grek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›