E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, invalidët ende të pastrehuar në banesat sociale

TIRANE- Edhe pse një pjesë e personave invalidë të qytetit të Durrësit kanë fituar të drejtën për tu pajisur me banesa sociale, një e drejtë kjo e fituar që në 6 prill, ata nuk mund të marrin në dorëzim këto banesa.

Bashkë me ta, të penalizuar janë edhe 29 persona në nevojë që duhet të ishin strehuar pas ndarjes së autorizimeve nga bashkia.
Në datën 6 prill, kjo procedurë ka përfunduar për bashkinë por jo për entin e banesave. Sipas këtij të fundit, banesat nuk mund të dorëzohen pasi janë dëmtuar pajisjet dhe lidhjet elektrike.

Ende nuk dihet se deri kur do të vazhdojnë këta invalidë të paguajnë qeratë në apartamentet që kanë aktualisht.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›