E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Nuk kam hartuar asnjë draft për zgjidhjen e krizës

TIRANE- Ministri i Jashtëm, Ilir Meta mohoi sot zyrtarisht pretendimet që e përfshijnë atë në hartimin e draftit të propozuar nga ambasadori i OSBE, Bosch për zgjidhjen e krizës politike. Sipas Metës, ai nuk kishte marrë asnjëherë përsipër propozimin e një zgjidhje konkrete.

“Lidhur, për fat të keq, me përpjekjet për të paraqitur si autor të propozimit në fjalë personin tim, dua të shpreh keqardhjen sepse jo vetëm që nuk kam marrë përsipër për të diskutuar mbi një formulë konkrete por dua të siguroj se e kam patur dhe e kam shumë të qartë nenin përkatës ku bëhet fjalë lidhur me administrimin e materialeve zgjedhore.” u shpreh numri dy i qeverisë gjatë një komunikimi me gazetarët.

Ndërkaq Meta tha se është me rëndësi të ketë dialog midis opozitës dhe maxhorancës, duke nënvizuar se pretendimet e Partisë Socialiste zgjidhen me mjete kushtetuese.
“Asgjë nuk ka si të sjellë ngërc në rast se ekziston vullneti për të lexuar sic duhet edhe Kushtetutën edhe kodin edhe të gjitha ligjet në fuqi.” u shpreh Meta.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›