Gjendje e jashtëzakonshme në Alabama e Mississippi

Në shtetet federale jugore të SHBA-së, Alabama dhe Mississippi sot është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për arsye të rrezikut të drejtpërdrejt nga njolla e madhe e naftës së rrjedhur që po i afrohet brigjeve të këtyre dy shteteve.
Nafta e rrjedhur nga një platformë në Gjirin e Meksikës tashmë po prek brigjet e Louisinas, duke kërcënuar ambientin, ndërsa presidenti amerikan Barack Obama ka ftuar për një analizë të hollësishme të fatkeqësisë.
Në ujërat e Gjirit meksikan gjatë ditës rrjedhin mbi 800 000 litra naftë, në vendin ku javën e shkuar ka shpërthyer një platformë për nxjerrjen e naftës e kompanisë “Brtish petroleum”.
Madhësia e njollës së naftës të mërkurën është vlerësuar të jetë 1 500 kilometra katrorë, por tash kjo sipërfaqe e ndotur është shumëfishuar.
“Kjo njollë e naftës paraqet kërcënim serioz për ambientin dhe ekonominë tonë”, deklaroi guvernatori i Alabamës Bob Riley, duke shtuar se në rrezik janë begatitë natyrore, ekonomia dhe komunitetet bregdetare dhe se Alabama nuk mund të flejë karshi kësaj situate.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates ka dhënë urdhër për dërgimin e dy avionëve të mëdhenj transportues "Herkules C-130", nga të cilët do të hidhen kimikate për neutralizimin e njollës së naftës, raporton AP.
Platforma e “British petroleum” u fundos afër bregdetit të Louisianas, me 2.6 milionë litra naftë. Në këtë aksident e kanë humbur jetën 11 punëtorë, të cilët ende llogariten si të zhdukur. (KD)