Aktualizim i një anektode
Shpeshherë, edhe kur në një vend mund të përjetohen momente të rëndësishme, sidomos me pasojë të parashikuar
ndryshimin e ngjarjeve dhe rregullimin e mëtejshëm pozitiv të marrëdhënieve shoqërore, përsëri humori nuk e humb vendin dhe rolin e tij. Jo që njerëzit të gajasen ca, jo thjesht që ata ta shpërqendrojnë pakëz vëmendjen nga motivi që i ka bashkuar dhe grumbulluar për të kërkuar të drejtat e tyre, por më së shumti për ta freskuar këtë motiv, për t’iu shtuar disi flatrat në arritjen e objektivave që synojnë. Të kuptohemi, kjo mund të ndodhë edhe kur humori t’i përkasë një kohe të shkuar, veçse të përmbajë mesazhin e duhur.
Ja çfarë thuhej dikur dhe diku në një zonë rurale të vendit tonë. I zoti i një fisi të madh ç’nuk kish bërë që e shoqja t’i lindte një trashëgimtar. Prandaj, kur ajo më së fundmi mbeti shtatzënë dhe pritej të dëgjoheshin të qarat e një foshnje, konakun e mbushën sofrat e mëdha të davetit, për të pritur mysafirët e panumërt. Në një çast, nga dera e odës së madhe ku priste tërë padurim dhe me veshët ngrehur i zoti i shtëpisë, mamitë bënë këmbë me kokën ulur: “Hankua lindi aga!” Kaq duhej që ky të lëshonte haberin dhe miqtë të mblidheshin menjëherë. “Po, dale aga, se hankua bëri çupë!” pëshpëritën gratë. “Oh, ç’jeni të marra, – i qetësoi gjithë gaz zotëria, - mjafton që iu çp.. një herë zonjës, pa më pas do të bëjë çupa e djem plot!”.
***
Kështu ngjet edhe tani te ne, me një popull të tërë, që për disa vite rresht ka përjetuar gradualisht jo përparimin, por regresin, dhe jeta i është mbushur me fatkeqësira si ajo e Gërdecit, apo me kushte të vështira që nuk ia mban dot xhani dhe xhepi. Për shumë kohë, qytetarët e thjeshtë kanë pritur e pritur reflektimin e qeveritarëve, derisa këta dyshohet që u vodhën edhe votat, për të mbajtur në duart e tyre pushtetin dhe për të nëpërkëmbur pa hezitim tërë shtetin. Këtu fillon edhe vargu i protestave masive nën organizimin dhe drejtimin e opozitës politike, duke kërkuar transparencën e procesit zgjedhor të vjetshëm.
Manifestimi në bulevardin kryesor të kryeqytetit më 20 Nëntor të vitit të shkuar njohu një pjesëmarrje që nuk ishte parë ndonjëherë. Rreth 100 mijë vetë, të cilët kërkonin të dinin ku kishte vajtur vota e tyre, nuk ishte aspak një shifër e papërfillshme, sa të mos merrej në konsideratë për një vend të vogël si Shqipëria. Pavarësisht se pushtetarët dhe mediat e tyre e reduktuan në 3 mijë vetë në fillim dhe pastaj zyrtarisht në mënyrë komike me variabëlin 3–8 mijë persona, manifestimi i atëkohshëm zgjoi sytë e aktorëve dhe faktorëve ndërkombëtarë, për të ndikuar që në një Rezolutë të Asamblesë së Këshillit të Europës gjendja në Shqipëri të kualifikohej në emërtimin ‘krizë politike’.
Ndërkohë, me gjithë përpjekjet e aleatëve për ta zgjidhur këtë krizë me një tryezë presidenciale dhe me rekomandime të pareshtura, situata mbeti e njëjtë. Mbeti e tillë, sepse më së pari maxhoranca jonë parlamentare dhe lideri i saj vetëm hodhën në erë shashka me premtime, edhe këtu, edhe në Bruksel, duke artikuluar mundësinë gjoja për t’i bërë lëshime opozitës, njëherazi, pa ndërmarrë asnjë hap për t’i institucionalizuar zgjedhjet e përshtatshme që mund të shpinin në zgjidhjen e situatës tejet të rënduar. Përveçse, duke injoruar me arrogancë një nga të drejtat më themelore të Njeriut, një nga elementet e detyrueshme të procesit më jetik për një vend demokratik. Pra, ‘Hankua’ lindi çupë, por kjo nuk do të thoshte që të kënaqej e mbetej me kaq.
Tani, kur edhe përmbytjet e mijëra hektarëve të tokave prodhuese, apo rrëshqitjet e dherave në një gjeografi të përgjithshme të vendit tregojnë vetëm njërën të dhënave negative të veprimtarisë së këtij pushteti, tani kur qeveria aktuale bredh andej – këndej që të marrë borxhe për të shlyer borxhet, tani kur njerëzit hiqen nga puna dhe kur, njëherazi, një klikë e veçantë shton më tej korrupsionin në përmasa dramatike, tani kur...Më mirë le të dëgjohen qytetarët, jo një e dy, por me mijëra e mijëra, se si klithin: “Fukarallëk i madh, hall i madh. Kemi mbetur pa punë në mes të katër rrugëve, çmimet janë ngritur në hava, ne nuk i përballojmë dot, dritat u ngritën, uji u ngrit, çmimet janë ngritur në stratosferë, ndërsa të ardhurat kanë rënë në humnerë, çfarë të kërkojmë më parë?!”.
Pra, ‘Hankua’ u mbars prapë dhe kësaj radhe aq shumë, sa i duhet të mos zërë jatakun, por të lëvizë që ‘djali’ të lindë i shëndetshëm, që ‘djali’ të rritet shpejt dhe të jetë në gjendje për të kërkuar vendosmërisht respektimin e të drejtave të veta, sikurse për të vendosur edhe se cili dhe si duhet ta nikoqirepsë ‘shtëpinë’ e tij në të ardhmen.
***
Dje, më 30 Prill, pjesëmarrja masive nuk mund të numërohej saktësisht, përveçse me variacione, brenda të cilëve lëviznin disa dhjetëra mijëra vetë. Ajo nuk mund të numërohej dot edhe me hesape groteske, si ato të maxhorancës dhe mediave sahanlëpirëse të saj atëherë, më 20 Nëntor të vitit të shkuar. Sepse, ushtrimi i të drejtës së popullit për t’u tubuar e për të protestuar ndaj keqqeverisjes së vendit nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të pushtetit, përveç atyre që të parashikuara me lex specialis (ligj të posaçëm) – në një shoqëri demokratike – përbëjnë masa të domosdoshme për sigurinë kombëtare, për sigurinë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimit të krimit, për ruajtjen e shëndetit dhe të moralit.
Këto specifikime të fundit që, përveçse në dokumenteve të rëndësishme shtetërore, i ndesh edhe në paragrafin 2 të nenit 11 të Konventës Europiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, në fund të fundit janë në favor të protestuesve. Sepse, objekti i manifestimit të tyre lidhet pikërisht me ruajtjen më të mirë të sigurisë kombëtare, që kjo qeveri synon ta cenojë dhimbshëm me marrëveshjet e saj, si ajo me Greqinë mbi delimitimin e ujërave; gjithashtu me sigurinë publike, prishjes së të cilës pushteti aktual i ka krijuar terren të përshtatshëm që pasqyrohet te pamundësia e një shumice të popullsitë për të siguruar të paktën nivelin minimal të jetesës; lidhet me mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, të cilët janë katandisur me vjedhjet, grabitjet, vrasjet, korrupsionin etj. në gjendje të mjerueshme; me ruajtjen e shëndetit dhe të moralit, që aktualisht të merr të qarët t’i shtiesh në mendje, le më pastaj t’i gëzosh si europian i vërtetë.
Kështu pra, tubimi i mbrëmshëm dhe të tjerat që do ta pasojnë nuk mund të ndalohej/n as ngaqë binte/ apo do të bien ndesh me mendimet e dikujt që i druhet prishjes së qetësisë mizantropike dhe as të atyre që bëjnë pjesë në rrethin e ngushtë të pushtetarëve. Sepse, ‘detyrimi’ i këtyre të fundit kundër bindjeve të popullit opozitar dhe realitetit të përditshëm nuk do të mund të arrinte kurrsesi balancim të drejtë ndërmjet interesave konfliktuale. Gjykata e Strasburgut vazhdimisht ka vendosur, se edhe deklarimet më të forta të pretendimeve politike, madje edhe prezantimet e programeve që kanë për qëllim krijimin e strukturave të ndryshme organizative politike brenda një vendi nuk mund të konsiderohen si mjete dhe forma justifikuese për të ndaluar tubimet apo manifestimet publike të një partie, aq më pak të një mase të madhe qytetarësh, për sa kohë që nuk nxitin dhunën kundër qeverisë ose të individëve, të cilët nuk pajtohen me bindjet e protestuesve.
Shteti s’mund të verë kufizime arbitrare për ushtrimin e tubimeve as me anë të refuzimit të lëshimit të lejeve të nevojshme për organizimin e këtyre tubimeve dhe pjesëmarrjes në to, duke mos ofruar mbrojtjen e plotë policore të demonstruesve, ose duke mos përmbushur detyrimet e tij pozitive për të garantuar këtë drejtë. Në këtë këndvështrim, nuk mund të jenë as të arsyeshme dhe as të dobishme improvizimet ‘festive’ që marrin në këto raste trajtat e anti-mitingjeve. Por, sidoqoftë, reparteve policore do t’u bjerë përgjegjësia e plotë për të siguruar mbarëvajtjen e demonstrimeve nga provokimet pushtetore.
Kështu, vendit tonë i jepet rasti që ‘përplasje, të tilla brendashoqërore të mund ta vendosin atë drejt perspektivës kontinentale, në të mirë të vlerave europiane, kërkimi mbi të cilat ka gjetur shprehje të qartë dhe konkrete veçanërisht në ato që përcaktojnë paragrafët e Traktatit të Mastriht–it dhe Kriteret e Kopenhagenit, të cilët kërkojnë që në të gjitha shtetet aplikuese, të cilave BE u ofron mundësinë për të kërkuar anëtarësinë në ‘të, të respektohet liria, demokracia dhe shtetësia e së drejtës, që janë parime bazë për të identifikuar asimilimin e këtyre vlerave.
Pa dyshim, edhe brenda institucioneve europiane ka dallime në përdorimin e vlerave. Megjithëse Komisioni dhe Këshilli janë më tepër pragramistë - të orientuar ekonomikisht, Parlamenti vështron me më tepër vëmendje respektimin e të drejtave të njerëzve. Por, është e qartë që në tërësi Bashkimi Europian nuk është vetëm një komunitet ekonomik i veçantë. Përkundrazi, një Bashkim Europian, për të cilin ka rëndësi vendosja e një rendi vlerash të përcaktuara prej kohësh për themelimin, si edhe për zgjerimin e tij.
(GSH/Balkanweb)