Durrës, kapen duke prostituar 2 homoseksualë
27/08/2009 Ngjarja në mesditë tek stacioni i trenit, u padit nga kalimtarët. Ndalohen dhe “klientët”
DURRES- Dy të rinj janë vënë nën akuzën e ushtrimit të prostitucionit dhe të kryerjes së marrëdhënieve homoseksuale në mjedise publike duke u bërë objekt hetimi. Tahir L. 27 vjeç nga Zalla-Dajti i Tiranës si dhe 23-vjeçari Islamil M. nga Tirana janë kapur në flagrancë nga policia duke kryer marrëdhënie seksuale me dy shtetas të tjerë.
Arrestimi
Të dy këta shtetas janë parë duke kryer marrëdhënie homoseksuale nga shumë qytetarë, të cilët edhe kanë vënë në dijeni policinë e Durrësit. Burime zyrtare të policisë thonë se homoseksualët, të dy beqarë, janë kapur në flagrancë teksa kryenin marrëdhënie kundrejt fitimit. Efektivat e policisë kanë kapur së bashku me ta edhe shtetasit D.D e R.Sh., të cilët kishin paguar në shumën 500 lekë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30 tek stacioni i trenit në një mjedis të dukshëm. Ata nuk janë shqetësuar madje kanë mundur të gjejnë edhe klientë për të kënaqur veten. Policia ka sekuestruar 2400 lekë si dhe 22 prezervativë, të cilët mbaheshin nga dy të rinjtë që tashmë janë bërë objekt i akuzës për ushtrim prostitucioni në mjedise publike. 27-vjeçari me banim në fshatin Kodër Shupan në Zallbastar të Tiranës dhe 23-vjeçari me banim në kryeqytet janë shoqëruar në polici dhe sipas deklarimit zyrtar ata kanë pranuar se janë homoseksualë. Nga ana tjetër mësohet se viktimat e tyre të rinjtë D. D dhe R. Sh. janë lënë të lirë, pasi homoseksualët kanë pranuar se u kanë paguar para në shumën 500 lekë secilit për këtë veprim. Të dy çiftet mashkullore kryenin seks fare pranë njëri-tjetrit si dhe në një vend të dukshëm edhe për kalimtarë e qytetarë të tjerë. Policia ka bërë të ditur se ata ishin të skeduar si homoseksualë, ndërkohë që për të qenë sa më larg syve të agjentëve të policisë, kishin udhëtuar nga Tirana në Durrës. Homoseksualët thuhet se nuk kanë pasur asnjë ndrojtje para agjentëve të policisë, të cilët janë detyruar të plotësojnë formularët lidhur me këtë ngjarje jo të zakontë në Durrës. Madje personat që janë shoqëruar në polici kanë pranuar se kanë kryer edhe herë të tjera marrëdhënie seksuale me meshkuj. Ajo që rëndon mbi ta duket se ka të bëjë me vendin që homoseksualët kanë gjetur për të kaluar kohën. Marrëdhënie të tilla janë të ndaluara në mjedise publike, ndërkohë që thuhet se të dy të ndaluarit kanë pohuar se ata qëllimisht kryejnë marrëdhënie në vende të dukshme ngase ndihen më të joshur. Ndonëse në rrethe të ngushta në Durrës flitet për emra dhe listë jo të vogël të homoseksualëve, mes tyre edhe njerëz që njihen nga publiku për shkak të aktivitetit të tyre, ky është rasti i parë që policia zë në flagrancë meshkuj duke kryer marrëdhënie me njëri-tjetrin.