Digjen nga flakët dhjetëra pisha në Elbasan
27/08/2009 Vështirësi në ndërhyrjen në terren
ELBASAN-Një zjarr i rënë mes një sipërfaqeje me pisha në kodrën e fshatit Mengël ka kërkuar ndërhyrjen me mjete rrethanore të zjarrfikësve dhe të ushtarëve të repartit të ndodhur pranë vatrës së zjarrit. Kështu rreth orës 13.30 kanë qenë pikërisht ushtarët e repartit që kanë lajmëruar zjarrfikësit për rënien e një zjarri mbi kodrën me pisha të Mengëlit. Menjëherë një ekip zjarrfikësish, specialist të Drejtorisë së Pyjeve kanë mbërritur në vatrën e zjarrit, e cila ndodhej në një terren të vështirë ku ishte e pamundur të shkonte mjeti. Drejtoria e Pyjeve ka kërkuar ndihmën e ushtarëve të repartit pranë vatrës së zjarrit. Menjëherë janë vënë në dispozicion 30 ushtarë, të cilët me mjete rrethanore bashkë me zjarrfikësit kanë arritur të izolojnë vatrën dhe të fikin pemët në flakë. Sipas specialistëve të pyjeve, pemët që kanë marrë zjarr janë të degraduara dhe të thata. “Fatmirësisht, thanë ata, nuk kanë marrë flakë pemët e njoma pasi do të ishte mjaft e vështirë fikja e tyre. Gjatë këtij aksioni për shuarjen e trungjeve në flakë është vënë re mungesa totale e ujit. Ushtarët që kishim marrë ç’kishin gjetur si mjete për fikjen e zjarrit thonë se ujin e kanë me orar dhe në këtë territor me pisha nuk ka asnjë mundësi tjetër për të pasur ujë. Nga hetimet dyshimet për shkakun e zjarrit bien mbi ndonjë bisht cigareje nga ndonjë kalimtar aty.