Durrës, kapen në port dy të shpallur në kërkim

Arrestohen dy persona, foto arkiv
Policia kufitare e Durrësit ka bërë të mundur ndalimin në port të dy personave të kërkuar nga drejtësia.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë, se u vunë në prangat e policisë Maliq Kruja, 48 vjeç, banues në Tiranë i shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë në vitin 2011 kishte filluar procedimin penal për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.
I ndaluari i dytë është Shkëlzen Byberi, 25 vjeç, banues në Kamëz të Tiranës, i cili nga verifikimet e kryera gjatë kohës kur do të udhëtonte në drejtim të Italisë, rezultoi të jetë person në kërkim që prej mesit të muajit për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim. /Mark Brungaj/