Greqi, mbështetësit e të djathtës ekstreme dhunojnë deputetin e tyre

Trazirat në Patra

Mbështetës të "Agimit të Artë" duke u përleshur me policinë (foto AFP)
PATRA – Një grup i inatosur prej 30 personazh kanë sulmuar deputetin e partisë së djathtë ekstreme Agimi i Artë, Michalis Arvanitis. Arvanitis u sulmua me shkopinj dhe grushte, duke i grisur rrobat që kishte veshur sapo doli nga studio e një televizioni lokal.
Gazetari që shoqëronte deputetin, Apostolos Vouldis, u përpoq ta mbronte atë por pasukses. Sulmi erdhi pasi mbështetësit e partisë së tij ishin të pakënaqur nga ajo që ia deklaroi në debatin televiziv.
Deputeti mori pjesë në një diskutim lidhur me një ish-fabrikë në të cilën strehohen emigrantë të jashtëligjshëm, të cilët synojnë të shkojnë drejtë Italisë apo vendeve të tjera.
Gjithashtu në qytetin e Patras prej disa ditësh ka tension të lartë pas vrasjes së një banori të zonës, për vrasjen e të cilit akuzohen tre emigrantë ilegalë nga Afganistani.
Sot në qendër të qyteti është mbajtur një protestë e thirrur nga mbështetësit e të djathtës ekstreme. Banorët kërkojnë gjithashtu që të largohen emigrantët që mbahen në një qendër strehimi.
Demonstruesit, të mbështetur edhe nga anëtarë të partisë Agimi i Artë, të cilët vinin nga zona të tjera janë përleshur sot me policinë.