KE Berisha e Rama premtuan reformat
E enjte 24 Maj 2012 1220
KUVENDI I SHQIPERISE Nderkohe qe klasa politike shqiptare ka deshtuar ne miratimin e reformes zgjedhore dhe asaj parlamentare ne diten e sotme duke e shtyre ate per nje afat tjeter Komisioni Evropian permes nje deklarate shprehet se dita nuk ka mbaruar ende dhe se procesi duhet te perfundoje sa me shpejt.
Fyle ka thene qe data 24 maj eshte nje dite e rendesishme per te permbyllur reformen elektorale por dita nuk ka perfunduar ende dhe une nuk do te dal ne konkluzione. Koha iken shpejt kjo eshte nje ceshtje e rendesishme qe duhet te permbushet. Kur komisioneri Fyle ishte ne Tirane ai u sigurua nga kryeministri dhe lideri i opozites qe do te perfundonin reformen elektorale dhe ne presim qe premtimet te mbahen. Ne inkurajojme lideret politike qe te nxitojne ne permbushjen e kesaj ceshtje sepse ka ende shume pune per te bere per te permbushur 12 prioritetet kyce te cilat jane shume te rendesishme per vleresimin tone per statusin e kandidatit ka deklaruar Peter Stano zedhenes i Komisionit Evropian. Nderkohe gjate seances plenare aktoret politik nuk kane ofruar asnje zgjidhje mbi 5 ceshtjet e mbetura pezull por vetem kane fajesuar njeri-tjetrin per deshtimin e procesit. Kryeministri Berisha ofroi edhe 24 ore kohe per te miratuar amendimet ne kodin elektoral dhe reformen parlamentare. Por kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci tha se opozita eshte gati te votoje edhe ne seancen e sotme 2 reformat nese plotesohen 5 pikat e nxehta. Opozita deklaroi se politika i dha nje sinjal te keq Brukselit pasi deshtoi serish.
Komente
Facebook