E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, kapet 17 kg hashash, në pranga poseduesi

Policia e Durrësit ka sekuestruar sot 17 kg hashash si dhe ka arrestuar poseduesin e drogës.

Sipas informacioneve droga është gjetur e fshehur në një automjet pas një kontrolli të imtësishëm nga policia në portin e Durrësit.
 

Mësohet se droga ishte e ndarë në pako dhe kishte si destinacion Italinë.
 

Policia ka shoqëruar në polici drejtuesin e automjetit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›