Kosor-Tadiç, vijon “lufta” e deklaratave

Vazhdon “lufta” e deklaratave ndërmjet krerëve shtetërorë të Kroacisë e Serbsië, që nisën prej vizitës në Kosovë të kryeministres kroate Kosor.
Reagimi më i fundit, vjen pasi Tadiçi tha se do të puthte kryeministren kroate, Kosorin në takimin e ardhshëm. “Në Kroaci ka ligje që ndalojnë deklarata të tilla. Këto janë Ligjet për ndalimin e diskriminimit dhe për barazi gjinore. Që të dyja i kam nënshkruar unë”, ka thënë Kosor duke reaguar ashpër ndaj deklaratës së Tadiçit. Ajo tha me zemërim se Tadiçi flet pa lidhje për puthje e ç`puthje ditët e fundit.
Përplasja e re mes kryeministres kroate dhe Tadiç, nisi pasi Kosor tha në Prishtinë se kroatët mund të jenë miqtë më të mirë. Kjo deklaratë ka zemëruar shumë Serbinë.