E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, arrestohen 2 persona për vrasjen e 37-vjeçarit

Policia e Krujës ka ndaluar sot dy persona të cilët dyshohen se janë autor të vrasjes së djeshme në Krujë. Burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar në polici shtetasit Anton dhe Llesh Krosi të cilët dyshohen se kanë qëlluar me armë 37-vjeçarin Viktor Krosi.

Sipas policisë dy të dyshuarit po merren në pyetje nga efektivat e policisë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Ndërkohë ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Borizan të Krujës ku 37-vjeçari Viktor Klosi është qëlluar me armë zjarri.
 

Menjëherë 37-vjeçari është nisur menjëherë në spitalin Ushtarak në Tiranë por ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra.
 

Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së 37-vjeçarit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›