Durres kapet 422 kg hashash ne autobus

Rreth 422 kg drogë e llojit hashash është bllokuar në portin e Durrësit mbrëmjen e së enjtes. Sasia e lëndës narkotike me destinacion italinë është sekuestruar gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia kufitare në bashkëpunim me agjentët e antidrogës në një autobus pasagjerësh me targa të Tiranës 9564 L.
Ndalimi i mjetit u bë para se të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari.
Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit Albano Feraizi, 36 vjec NGA Tirana në cilësinë e transportuesit të lëndës narkotike, ndërsa po punon për identifikimin e personave të implikuar në këtë trafik të paligjshëm.