E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Rezultati i KQZ-se kanibalizem elektoral i Saliut

TIRAN - Pas shpalljes se rezultatit paraprak nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje se nuk do ta njohe. Gjate nje komunikimi me mediat kryesocialisti e cilesoi vendimin e marre nga institucioni i administrimi te zgjedhjeve si fryt i kanibalizmit elektoral te Sali Berishes. Nuk njohim rezultatin e nuk kemi per ta njohur pasi eshte fryt i kanibalizmit elektoral i Saliut qe u materializua ne KQZ e jemi te sigurt qe do rrezohet ne tavolinen e drejtesise - tha Rama.

Kreu i opozites paralajmeroi se nese drejtesia nuk do beje drejtesi atehere populli do gjeje rrugen per te vene drejtesi dhe do ta udheheqin ate. Ai theksoi se ska shans qe opozita te ndalet ne rrugen e rivendosjes se demokracise. Kontestimi yne do pershkallezohet nese e drejta jone nuk do te njihet ashtu sic eshte e drejte diten per diell e pare nga te gjithe shqiptaret. Sigurisht ka kamikaze te oborrit te shtetit si banditet ne KQZ qe mund ta permbysin ne tavoline por nuk ka jurist plepash qe te mund ta vere ne dyshim- nenvizoi kandidati socialist per Bashkine e Tiranes.

Duke e quajtur procesin e numerimit te votave ne KQZ si nje kanibalizem elektoral Rama shtoi se ky akt eshte konsumuar edhe aritmetikisht pasi nuk perputhet asgjekund me ligjin dhe votat e futur enkas per te ndryshuar rezultatin nuk perputheshin asgjekund me tabelat e votuesve. Sipas tij nuk ka me turp sesa nje qeveri e cila i percjell cdo familjeje kete mesim qe te vjedhesh eshte e moralshme dhe permes vjedhjeve mund te realizohen qellimet.

Duke iu referuar deklaratave te kryeministrit Berisha se ka fituar zgjedhjet lideri i PS-se tha se zgjedhjet jane fituar nga koalicioni Aleanca per te Ardhmen dhe nga Partia Socialiste. Kur themi kete i referohemi kendveshtrimit qe ka bota demokratike kur ben zgjedhje vendore dhe kur llogarite krejt ndryshe nga Saliu qe se fundmi ka permbysur dhe aritmetiken e jo me pastaj shifrat qe kane te bejne me standardet ekonomiko shoqerore te vendit - vleresoi ai.

Kryesocialisti argumentoi se zgjedhjet i fituan sepse jemi mandatuar te qeverisim nje pjese dy a tre here me te madhe sesa pjesa qe do qeverise te mandatuarit e kundershtareve.

Nje tjeter ceshtje e prekur nga drejtuesi i selise roze eshte dhe vendimi i Policise se Shtetit per te ruajtur anetaret e Kolegjit Zgjedhor. Kete veprim kryesocialisti e ka kundershtuar duke e cilesuar si nje menyre per ti mbajtur ata nen presion. Nuk e di per cfare arsye tjeter pervec se per ti mbajtur nen presion me gjoja pretendimin per mbrojtjen. Nga kush i mbron Saliu nga opozita Opozita nuk ka konflikt e as llogari te hapura me gjykatesit por vetem me qeverine e Saliut qe synon te vjedhe fitoren ne Tirane e te godase opoziten duke shpresuar ta dekurajoje ate - shprehu shqetesimin kryetari i Partise Socialiste.

Per Ramen rasti eshte kaq flagrant sa e sheh te veshtire qe gjyqtare me integriteti minimal profesional te mund ti hane popullit opozitar nje hak te pashlyeshem. Gjithashtu ai u beri thirrje edhe nderkombetareve per te nderhyre me force per te shpetuar nje proces qe rrezikon ta fuse Shqiperine ne qorrsokak.

Aksioni i PS ne varesi te vendimit te Kolegjit

TIRAN - Aksioni politik qe do te ndiqet nga Partia Socialiste per situaten e krijuar pas shpalljes se rezultatit paraprak nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes do te varet nga vendimi qe do jepet nga Kolegji Zgjedhor. Ky qendrim eshte vendosur diten e djeshme ne mbledhjen e grupit parlamentar Socialist. Te mbledhur ne ambientet e selise roze te zgjedhurit socialist kane diskutuar midis tyre mbi situaten aktuale politike. Ne kete mbledhje qe zgjati per 45 minuta ishte i pranishem dhe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama.

Burime nga takim bejne te ditur per gazeten Shekulli se ka qene kryetari i socialisteve ai qe ka informuar mbi situaten dhe qe u ka kerkuar deputeteve te jene ne gatishmeri per cdo situate para te ciles do te vihet Partia Socialiste. Gjate diskutimeve midis deputeteve socialiste ka pasur edhe propozime nga disa prej tyre per te pershkallezuar protesten e tyre ndaj qeverise me bojkotimin e institucioneve.

Kjo kerkese ka te beje me lenien e mandateve te fituara nga opozita ne zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore. Nje propozim i tille nuk eshte pranuar nga drejtuesit socialist te cilet u kane kerkuar deputeteve qe te jene ne pritje te vendimit perfundimtar nga ana e Kolegjit Zgjedhor dhe me pas do te vendosen detajet e aksionit politik. Deri ne kete vendimmarrje grupi parlamentar Socialist nuk do te shkoje ne seanca plenare dhe komisionet parlamentare.

Bojkoti i institucioneve nuk eshte i zyrtarizuar nga deputetet por ato do te fokusohen ne vendimin qe do te merret nga Kolegji Zgjedhor. Pas perfundimit te te gjithe procesit ankimor dhe shpalljes perfundimtare te rezultatit do te kete nje tjeter mbledhje ku deputetet do te vendosin mbi rrugen qe do te ndjekin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›