Votat e gabuara kunder Bashes
Jam i bindur se diferenca ne favor te Bashes ne fletet e votimit te hedhura ne kutite e gabuara perbehet ne fakt nga flete votimi te hedhura kunder z. Basha pra jane vota kunder tij. Duke supozuar se nuk eshte kryer krimi direkt pra futja/nderrimi i fleteve te votimit pas perfundimit te procesit te votimit nga njerez te kryeministrit ne vijim do tju provoj sa thashe.
Qe te kuptohemi se pari duhet te kujtojme nje princip elementar kampioni apo mostra e sondazhit perfaqeson llotin nga merret ajo moster pra kampioni dhe lloti jane njesoj apo nuk ka diferenca te medha ne mes llotit dhe kampionit. Ne vijim te ketij paragrafi po sqaroj termat kampion moster sondazhi dhe llot.
Kampioni apo mostra e sondazhit eshte p.sh. nje pike gjak qe merret per te bere analizat e te gjithe gjakut te nje njeriu llotit ose nje shishe urine qe merret per te bere analizen e te gjithe urines qe ka trupi llotit apo nje kub betoni qe merret per te bere analizen e te gjithe betonit te perdorur llotit apo disa kokrra molle qe merren per te shqyrtuar llotin prej disa ton molle apo shishja e vogel e ujit qe merret per te analizuar ujin e gjithe nje liqeni apo pjese deti i gjithe uji i liqenit apo asaj pjese te detit eshte lloti.
Besoj se te gjithe do te bini dakord se nese do te benim analizen e te gjithe lloteve perkatese si te gjithe gjakut te atij njeriut e me radhe deri tek i gjithe uji i te atij liqeni analiza e lloteve perkatese nuk do te ndryshonte shume--disa do te thoshin se nuk do te ndryshonte fare--nga analiza e kampioneve perkatese.
Aq e vertete eshte se kampioni dhe lloti jane njesoj sa kur nje njeri ka nje semundje qe le gjurme ne gjak apo urine menjehere ngrihet pyetja po si nuk u kap nga analiza e gjakut qe eshte bere pra na analiza e kampionit. Apo kur ndodh nje defekt ne betonin e nderteses menjehere ngrihet pyetja sesi nuk u kap nga analiza e kampionit te betonit etj.
Kur lloti ka cilesi te ndryshme nga kampioni atehere gjithnje kerkohet shkaku tek nje gabim ne marrjen e kampionit ka nje shkak ka pra nje anomali qe kampioni nuk perfaqeson llotin pra ndryshon nga lloti.
Edhe ne rastin e fleteve te votimit te hedhura ne kutite e gabuara duket sikur kemi nje kampion apo moster sondazhi te te gjithe fleteve te votimit te hedhura gjate votimit per kryetarin e Bashkise Tirane pra te llotit. Nese vertete ato fletet ne kutine e gabuar shprehin vetem e vetem vullnetin direkt te votuesit perberja e tyre duhet te ishte e njejte me ate te llotit pra si e gjithe votave te hedhura pra duhej qe Basha e Rama te dilnin me nje diference pothuaj zero.
Pra rezultati qe po jep KQZ eshte nje absurd perqindja e diferences se fleteve te votimit te kampionit fleteve ne kutite e gabuara eshte me mijera here me e madhe sesa ajo e perqindjes se diferences se fleteve te votimit te llotit fleteve ne kutite e drejta e duhura. do dykembesh do te shqetesohej nga kjo diference kaq e stermadhe ne mes kampionit dhe llotit.
Une jam i bindur se ky ndryshim vjen nga qe kampioni fletet e votimit te hedhura ne kutine e gabuar nuk eshte njesoj si lloti pra fletet e votimit te hedhura ne kutine e duhur ate te kryetarit. Kampioni i marre eshte i gabuar sepse nuk eshte pjese e llotit votuesit e llotit nuk kane votuar njesoj si ata te kampionit. Ne nje shkrim te para ca diteve te titulluar Kur votuesi zgjedh vete kutine e gabuar eshte shpjeguar sesi nje shumice njerezish nga lemeria nga pushteti kane gjetur nje menyre per te votuar kunder pushtetit pra kunder Bashes ata fleten e tyre te votimi te plotesuar formalisht si vote per Bashen e kane hedhur qellimisht ne kutine e gabuar.
Kjo sepse kur votohej rregullat e lojes ishin se vota ne kutine e gabuar ishte e pavlefshme. Ky rezultat i numerimit vertetoi hipotezen qe kishim bere ne ate shkrim.
Shpresoj se edhe ju lexues jeni te bindur se diferenca qe ka rezultuar gjoja ne favor te Bashes perbehet nga vota qe votuesit i kane hedhur kunder tij pra fituesi i ketyre zgjedhjeve mbetet Rama dhe jo Basha nuk mund ti shtohen votave te hedhura ne kutin e duhur e hedhura ne kutite e gabuara--kjo eshte si ajo mbledhja e atij budallait te skecit qe mblidhte shtate kamiona plus tre bataliona.
Po a do te pranojne kete logjike elementare Kolegji Zgjedhor si dhe vezhguesit nderkombetar
Botuar ne respublica.al