E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha KQZ mbrojti me rigorozitet integritetin e votes

TIRAN - Kandidati i PD-se per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha tha dje se gjate procesi te ndjekur nga KQZ u mbrojt me rigorozitet integriteti i votes dhe cdo kuti ku ndodheshin keto vota dhe qe kishin vulat dhe kodet unike u hapen votat u vleresuan dhe numerimi i tyre u krye drejtpersedrejti ne televizion para syve tuaj. Nje dite pas vendimit te marre nga institucioni i administrimit te zgjedhjeve per Bashkine me te madhe ne vend zyrtari demokrat tha se mbi 250 mije qytetare votuan ne keto zgjedhje me shume se ndonjehere me pare ne historine e Tiranes.

shte nje e drejte themelore e misheruar ne Kushtetuten tone ne Kushtetuten Europiane te te Drejtave te njeriut eshte nje e drejte universale e gjithe njerezve te lire qe cdo vote te numerohet. Dhe tani cdo vote eshte numeruar dhe zeri i cdo qytetari ka pasur shansin te degjohet. Kjo eshte nje fitore e vertete fitore e demokracise- deklaroi Basha.

Sipas tij kjo ishte nje gare e ngushte por sidoqofte keto jane zgjedhje me te cilat Tirana mund te ndihet vertet krenare. Ai theksoi se i gjithe procesi i votimit dhe numerimit ne keto zgjedhje ishte i drejte transparent dhe i sakte. Por une do te pres deri ne perfundimin e plote te procesit.

Procesi duhet te vazhdoje ne perputhje me ligjin dhe me besim te plote tek institucionet. Dhe pasi te jene shqyrtuar te gjitha kerkesat nga te gjitha palet do te kryhet certifikimi perfundimtar i rezultatit. Me pas ne te gjithe duhet te bashkohemi per ta cuar Tiranen perpara shume perpara ashtu sic ajo e meriton - nenvizoi kandidati demokrat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›