E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, kërcënonbanorët me granatënë kërkim autori

DURRES- Mbetet i paidentifikuar autori i ngjarjes së mbrëmshme në Sukth të Durrësit, kur një i ri pasi tentoi të grabiste një pikë të këmbimit valuator, plagosi me armë zjarri një drejtues taksie dhe më pas u largua duke terrorizuar banorët me granatë në dorë.

Policia ka vijuar kërkimet gjatë gjithë natës si dhe ka ngritur postblloqe në akset kryesore por nuk ka arritur të bjerë në gjurmë të tij. Gjatë natës janë marrë në pyetje dhe dëshmitarë të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:35, kur një djalë i ri, rreth të 17- 18-tave, sipas dëshmitarëve, i armatosur me kallashnikov dhe me një granatë dorë ka hyrë në ambientet e këmbimit valutor “Money Gram” që ndodhet në qendër të Bashkisë së Sukthit. Ai ka tentuar të grabisë pikën e këmbimit valutor shumë e frekuentuar, sidomos tani nga ardhja e emigrantëve.

Sipas policisë lokale, grabitësi është futur brenda por ka hasur në rezistencën e punonjësve, të cilët nuk e kanë lejuar të marrë paratë. I gjendur para një situate të tillë, autori i krimit ka reaguar duke qëlluar në ajër. Njëri nga plumbat e ka goditur në këmbë taksistin Mehmet Meta që në atë moment ndodhej afër pikës, pranë automjetit të tij. Ndërsa, i plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, banorët kanë rrethuar agresorin si dhe kanë sinjalizuar policinë. Grabitësi sapo ka dëgjuar sirenat e policisë është bërë më agresiv. Ai ka kërcënuar banorët se do të qëllonte mbi ta, nëse nuk do i hapnin rrugën.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›