Himara, pezullohet 1 orë punanë komunat minoritare
GJIROKASTER- Punonjësit e administratës së pushtetit vendor në jug të vendit të cilat janë fituar nga PBDNJ dhe administrohen nga përfaqësues të minoritetit grek i janë përgjigjur thirrjes së kreut të kësaj partie Vangjel Dule për pezullimin për një orë të gjithë aktivitetin administrativ në shenjë proteste për vrasjen e himarjotit Guma.
Protesta u organizua në nderim të kujtimit të të ndjerit Aristotel Guma, që humbi jetën tri ditë më parë në Himarë pas një aksidenti të qëllimshëm rrugor. Korrespondentja e NEWS24 në qarkun e Gjirokastrës, Eri Baço informon se puna është pezulluar në komunat Dropull i Poshtëm, Dropull i Sipërm dhe Pogoni.
Sic ishte njoftuar nga ora 10:00 deri në 11:00 administrata lokale pezulloi aktivitetin e saj me qëllim sensibilizimin e të gjitha strukturave kompetente “për zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të këtij krimi të paprecedent”, - sic e cilësoi dje kreu i PBDNJ Vangjel Dule.
NEWS24 informon se në Dropullin e Poshtëm, pezullimi i punës i punonjësve të zyrës Civile ka shkaktuar radhë të gjata të qytetarëve të cilët kërkojnë aplikimin për pasaporta biometrike.
Në deklaratën e djeshme Dule tha se “i kërkojmë qeverisë dhe organeve të drejtësisë, që në procesin delikat të zbardhet krimi monstruoz, si dhe të ristrukturojë urgjentisht komisariatin e Himarës. “Ministria e Brendshme të rikonstruktojë organet e rendit në Himarë, të cilat në vazhdimësi kanë manifestuar tolerancë të papranueshme ndaj elementëve me sjellje provokative ndaj identitetit, gjuhës dhe traditave të pjesëtarëve të minoritetit grek, që kanë pasur për pasojë incidentet të rënda dhe kriminale që kulmuan në zgjedhjet vendore 2000, 2003, 2007”.
(s.g/BalkanWeb)