Durrës, maskat grabisin pikën valutore, në kërkim autorët
Grabitet një pikë këmbimi valutor në qytetin e Durrësit. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të Pallatit të Sportit, ku katër persona të armatosur dhe me maska kanë në hyrë në një pikë valutore nën pronësinë e shtetasit Bino Malo.
Ky i fundit mësohet se është përleshur me autorët e grabitjes, por pa mundur ti ndalojë ato.
Kështu grupi i grabitësve kanë arritur të marrin 7 milion lekë të reja, ndërsa janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, nga ku ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj grabitje.