E Diel, 1 Nëntor 2026

Reklamat, MPPT përshëndet vendimin e gjykatës: Deklaratat e PS, spekulime pa baza

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Tiranës për pezullim të nisjes së hetimeve lidhur me kallzimin penal të depozituar nga PS për cështjen e reklama. Në një dalje për mediat zëdhënësja e këtij institucioni tha se Gjykata rikonfirmoi se Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka zbatuar vetëm ligjin Përshpronësim dhe marrje në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik.

Sapo u njoftuam që Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës ka rrëzuar pretendimet e Partisë Socialiste, për shkelje e ligjit në të ashtëquajturën cështja e reklamave dhe ka vendosur mos fillimin e hetimeve.

Nisur nga kjo,rikonfirmojmë faktin që Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka zbatuar vetëm ligjin Përshpronësim dhe marrje në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik, i cili përcakton si detyrim publikimin e njoftimeve për shpronësim në dy gazeta th ajo.

MPPT theksoi më tej se të gjitha deklaratat e Partisë Socialiste janë spekulime pa baza.

E ftojmë z. Rama që si detyrim ndaj qytetareve dhe jo ndaj Ministrisë,të kërkojë ndjesë publike përfundoi zëdhënësja e MPPT-së , Arminda Qylafku, njëherësh edhe Drejtore e Pergjithshme e Sherbimeve Mbeshtetese në këtë institucion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›