E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, mbahen peng 48 banesa për të pastrehët

Autori i Lajmit: red.
Pengesat

Në Durrës, 48 apartamente të destinuara për të pastrehët, janë kthyer në mollë sherri mes ministrit të punëve Publike, Sokol Olldashi dhe Entit Kombëtar të Banesave. Ministri olldashi i është drejtuar me tone të larta Entit, sipas të cilit është bërë pengesë për shpërndarjen e këtyre banesave për të pastrehët, edhe pse janë gati prej mëse dy vjetësh. Gjatë një konference për shtyp, kreu i MPPTT-së theksoi se "që prej 2 vitesh Enti Kombëtar i Banesave ka përfundur ndërtimin e 48 apartamenteve në qytetin e Durrësit për qytetarët me statusin të pastrehë". Sipas Olldashit, janë dy objekte banimi të ndërtuara me fonde të buxhetit të shtetit gjatë viteve 2006-2007, të cilat rezultojnë ende të pa shpërndara nga Këshilli bashkiak i qytetit të Durrësit. "Pamvarësisht korrespondences së vazhdueshme mes Ministrisë së Punëve Publike, Trasportit dhe Telekomunikacionit, Ministisë së Brendshme, Entit Kombëtar të Banesave dhe Institucionit të Bashkisë së Durrësit, ky i fundit nuk ka marrë asnjë veprim për ndarjen e këtyre e 48 apartamenteve të ndërtura me fondet e buxhetit të shtetit në qytetin e Durresit, kur kanë kalur 2 vjet nga përfundimi", deklaroi z.Olldashi. Sipas kreut të MPPTT-së, "nëse brenda datës 30 shtator banesat do të rezultojnë ende të pa shpërndara nga Keshilli Bashkiak i Durrësit, Ministria e Puneve Publike, Trasportit dhe Telekomunikacionit, nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave do të ndjekë procedurat për ndarjen e banesave sipas kritereve të përcaktuara në ligj". "Kjo,- sipas ministrit Olldashi,- është një masë mëse e domosdoshme nga pikëpamja ekonomike dhe sociale, pasi Enti Kombëtar i Banesave nuk ka filluar të vjelë të ardhurat nga investimet dhe 48 familje të qytetit të Durrësit vazhdojnë të rezultojnë të pastreha dhe të mos gëzojnë banesat e tyre".

Ky lajm është publikuar: 07/08/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›