E Shtunë, 31 Tetor 2026

Supremja bllokon padinë kundër kryeministrit

“Reshat Maliqi shkarkohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Vendimi hyn menjëherë në fuqi”. Vetëm kaq kishte shkruar kryeministri Hashim Thaçi, mbrëmjen e 25 korrikut 2011, kur Maliqi u largua nga posti i drejtorit të policisë pa ndonjë arsye.

Kjo e kishte irrituar tej mase kolonelin i cili nuk kishte shumë kohë që kishte ardhur në pozitë. Madje kreu i policisë, lajmin e kishte marrë nga mediat natën kur u ndërmor operacioni i famshëm i policisë së Kosovës në veri, shkruan “Tribuna”.

Ish-drejtori i Përgjithshëm në Policinë e Kosovës, Reshat Maliqi, menjëherë pas shkarkimit të paarsyeshëm ka ngritur padi kundër kryeministrit Hashim Thaçi.

Padia është dorëzuar në Gjykatën Supreme të Kosovës, mirëpo ajo lëndë ka mbetur në sirtarë dhe deri tani kolonel Maliqi nuk është ftuar asnjëherë të paraqitet në gjyq.

“Deri më tani nuk jam ftuar nga Gjykata Supreme dhe nuk kam njohur nëse është trajtuar ankesa”, ka deklaruar për “Tribunën”, ish drejtori i Policisë.

Në anën tjetër, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, ka deklaruar për gazetën se arsyeja e mosshqyrtimit të lëndës së Maliqit ka qenë mungesa e gjyqtarëve dhe numri i madh i lëndëve në Supreme./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›