Kinezi vret me thikë dy japonezë, pesë i plagos

Të paktën dy persona janë vrarë dhe pesë janë plagosur kur një njeri, për të cilin besohet se është student kinez, sulmoi me thikë njerëzit në vendin Etaxhima, në afërsi të qyteti perëndimor japonez Hiroshima.
Televizioni kombëtar japonez NHK njoftoi se sulmuesi i huaj është arrestuar pasi që me thikë kishte sulmuar shtatë persona në një fabrikë për përpunimin e mishit të peshkut në Etaxhima, ndërsa agjencia japoneze e lajmeve thotë se bëhet fjalë për një student kinez, i cili po qëndronte në Japoni në këmbim, transmeton agjencia AFP.
Por, policia ende nuk ka konfirmuar raportet e medieve./Indeksonline/