E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy të mbytur në Durrës, 39-vjeçari dhe nipi i tij, 15-vjeç

DURRËS- Dy persona kanë humbur jetën në detin e Durrësit pak minuta më parë, në rrethana që ende janë të paqarta për policinë. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se viktimë nga mbytja në ujë kanë mbetur Bardhyl Zeqollari, 39-vjeç dhe 15-vjeçari Alban Zeqollari. "Uji ka nxjerrë në breg shtetasin 39 vjeçar, ndërkohë që nipi i tij, 15-vjeçar ende nuk është gjetur"- thonë burimet policore.
Është kërkuar ndihma e polombarëve për të bërë të mundur gjetjen e trupit të adoleshentit, madje janë nisur edhe polombarë nga Tirana drejt vendit ku ndodhi ngjarja, drejt Gjirit të Lalëzit.
Mësohet se së bashku me viktimat ka qenë edhe nipi tjetër i Zeqollarit, vëllai i 15-vjeçarit, Armandi, i cili ndodhet në gjendje të rënduar psikike për shkak të ngjarjes që ka parë. Ai ende nuk ka arritur të tregojë për policinë se në çfarë rrethanash u përpinë nga uji vëllai dhe i afërmi i tij.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›