E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pamje shokuese: Shtypet 2-vjeçari, askush nuk e ndihmon (VIDEO)

Ngjarja ndodhi në Kinë, skenat u filmuan nga kamera sigurie dhe i transmetoi një Tv kinez
Pekin, 19 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Pamjet në videon që keni më poshtë, janë shokuese. Lu Lu, një vajzë vetëm dy vjeçe është shtypur nga një furgon në ecje e sipër dhe megjithëse u pa nga 19 vetë, askush nuk mori mundimin të afrohet ta ndihmojë teksa luftonte me vdekjen.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një provincë të Kinës. Fillimisht fëmijën e shtyp një furgon dhe pastaj edhe një i dytë.
Furgoni i parë që e shtypi kaloi duke mos e parë të voglën. Megjithëkëtë furgoni kthehet prapë dhe shoferi nuk zbret të shohë çfarë ndodhi por e shtyp edhe një herë fëmijën.
Shumë njerëz kaluan në këtë moment, përfshirë këmbësorë, një person me motor e një me biçikletë, por askush nuk e ndihmoi fëmijën që jepte shpirt. Të gjithë e shihnin dhe të gjithë bënin sikur nuk e kishin mendjen.
Edhe më keq akoma. Fëmija gjendet i shtrirë në rrugë dhe një furgon i dytë kalon duke e shtypur sërish. Shoferi as që i jep rëndësi asaj që ndodh. Në minutat në vijim kalojnë të tjerë njerëz dhe askush nuk bën asgjë. Përkundrazi, e shohin dhe largohen.
Pas njëfarë kohe, një grua, pastruese sheh fëmijën, e lëviz dhe kërkon ndihmë.
Paralelisht njoftohet dhe nëna e të voglës e cila kishte hyrë në një lavanteri për të larë rroba.
Vogëlushja dërgohet në spital, por ishte vonë. Klinikisht e vdekur, fëmija dergjet në spital, kurse 19 njerëzit që me indiferencën e tyre kriminale e masakruan, vazhdojnë të lëvizin normalisht në të njëjtën rrugë ku panë vuajtjet e të voglës.
a.k/e.t/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›