Emergjencat civile Ne te gjithe vendin 9 raste zjarresh
Drejtoria e Përgjithshme e emergjencave civile raporton se në të gjithë qarqet e vendit ka gjithësej 9 raste zjarresh në pyje. Në Qarkun Dibër janë shfaqur edhe edhe 2 vatra të reja zjarri, duke e çuar në 4 numrin e vatrave aktive të zjarrit. Zjarri i rënë në ekonominë pyjore Lura 1 në jug të "Parkut Kombëtar" në vendin e quajtur "Zhavori", vazhdon brenda territorit të pjesës së përshkruar nga zjari.Në Parkun Kombëtar Lura 2, vazhdon zjarri në vendin e quajtur "Fusha e Pelave". Kjo vatër është izoluar dhe digjen lëndë drusore brenda territorit të djegur para dy vitesh.
Një vatër zjarri eshte shfaqur në ekonominë pyjore Zhuri i Pllaut-Qafë Murrë, në një terren shkëmbor që nuk kalohet as nga këmbësorë.
Vatra tjetër e re e zjarrit në Qarkun e Dibrës sipas drejtorisë së emergjencave civile është në ekonominë pyjore Zall-Gjoçaj, në rretthin e Matit, në Malin e Bejinit, me përbërje pishë e ah. Ne qarkun Kukës, ka 2 vatra zjarri në fshatin Zapod, si dhe në Qafë Kom, të cilat janë të izoluara dhe nën kontroll. 2 vatra zjarri raportohen dhe ne qarkun e Lezhës. Njëra prej tyre është në majën e Malit të fshatit Pllan, komuna Zejmen dhe që nuk ka rrezik për banesat. Kurse vatra tjetër është shfaqur në fshatin Malaj, Bashkia Rrëshen. Sipas të dhënave më të fundit të emergjencave civile një tjetër zjarr regjistrohet në rrethin e Pukës, në pyllin mbi fshatin Gojan-Gjegjan, e cila e favorizuar nga era mund të avancojë drejt Livadheve të Hamzit.