Durrës, mbytja e 2 të rinjve, nisin kërkimet në lumin Ishëm
DURRES- Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë nisur sërish kërkimet për gjetjen e trupave të pajetë të dy 20-vjecarëve të mbytur ditën e djeshme në lumin Ishëm. Sipas të dhënave nga vendngjarja, kërkimet janë përqendruar në një pjesë të lumit ku janë grumbulluar shumë bidona plastikë.
Është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikësve dhe eskavatorëve për largimin e bidonave me qëllim nxjerrjen e dy të rinjve, pasi dyshohet se ata mund të kenë ngecur mes bidonave.
Raportohet se në vendngjarje ndodhen edhe forcat RENEA, ndërsa polumbarët do të zhyten në lumë pasi të jenë hequr bidonat nga sipërfaqja.
Mësohet gjithashtu se zona ku po zhvillohen kërkimet ka një sipërfaqe prej 100 metrash dhe është e thellë 4 metra.
NGJARJA
Dy të rinjtë Ervis Sali dhe Bledar Sinometi, të dy 20 vjecarë u mbytën aksidentalisht në lumin Ishëm në fshatin Likmetaj të Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 18:15. Kanë qenë banorët e zonës, të cilët i panë të rinjtë për herë të fundit në lumë, e më pas lajmëruan policinë, e cila me të mbërritur në vendngjarje saktësoi se dy të rinjtë po mblidhnin bidona kauçuku e kanaçe, në breg të lumit.
Po sipas burimeve policire, njëri prej tyre ka rrëshqitur aksidentalisht në lumë, ndërsa shoku i tij me ta parë ka tentuar t’i vijë në ndihmë por as ai nuk ka mundur të dalë prej lumit, pasi janë tërhequr nga rrjedha e ujit. Me mbledhjen dhe shitjen e bidonave të plastikës të rinjtë siguronin jetesën.
(ma.ar/BalkanWeb)