Konflikt mes afganëve në Durrës, një i plagosur
Durrës- Një shtetas afagan është plagosur pas një konflikti me disa bashkatdhetarë të tij mbremjen e djeshme në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së djelës kur disa shtetas afganë, që jetonin në mënyrë të jashtëligjshme në zonën e plazhit, kanë filluar grindjen mes tyre, pas konsumimit të një sasie alkooli.
Sipas policisë 22- vjeçari Abdyl Bashiri është qelluar më thikë nga 37-vjeçari Alcamida Hysenkada. Menjëherë ai është transportuar në spitalin e Durrësit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e qytetit bregdetar ka arrestuar autorin. Ndërkohë mësohet se po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, teksa po hetohet edhe pista e dytë ajo trafikimit të qenieve njerëzore.
Shkrime të tjera me interes:
- Aksidente në Durrës, një polic humb jetën, 3 femra plagosen Durrës- Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit polici 30-vjeçar,...
- Cërrik- Plagoset me thikë një 21-vjeçar, në pranga autori Cërrik- Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas...
- Aksidente për shkak të shpejtësisë, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur në Durrës Durrës- Dy aksidente rrugore janë shënuar mbrëmjen e djeshme në...