E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkeljet, Ministria e Drejtësisë procedim disiplinor për 8 gjyqtarë

TIRANË- Ministria e Drejtësisë ka depozituar pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë 8 kërkesa për procedimin disiplinor të 8 gjyqtarëve, të cilët ushtrojnë detyrën e tyre në Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Elbasan, Kavajë dhe Kukës.

Llojet e masave disiplinore të kërkuara nga Ministri i Drejtësisë variojnë nga masa “vërejtje” deri tek “shkarkimi nga detyra”.

Procedimet disiplinore bazohen në gjetjet e inspektimeve të zhvilluara si nga Inspektoratet e Ministrisë se Drejtësisë dhe Këshillit te Lartë te Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë mbetet e vendosur për të konsoliduar pushtetin gjyqësor në drejtim të efektivitetit të tij dhe rritjes se përgjegjshmërisë ndaj ligjit dhe Kushtetutës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›