Tiranë, policia parandalon një vrasje, në pranga 38-vjeçari
TIRANE - Policia e Tiranës ka bërë të mundur parandalimin e një vrasjeje mesnatën e kaluar në zonën e Maternitetit të ri në kryeqytet.
Përmes një njoftimi për shtyp, policia bëri të ditur se në pranga ka rënë 38-vjeçari Denis Demiri, i cili dyshohet po përgatiste vrasjen e shtetasit me inicale F.M.
Dy personat prej disa ditësh ishin përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin dhe policia në rrugë operacionale kishte siguruar të dhëna të sakta se krimi mund të ndodhte mesnatën e kaluar.
Mësohet se i ndaluari është person me precedentë penalë, pasi është dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentative, vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje.
“Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve të besueshme se ky shtetas po pregatiste të kryente vrasjen e shtetasit F. A., banues në Kinostudio Tiranë, pas një sherri për motive xhelozie, të ndodhur ndërmjet tyre disa ditë më parë. Konkretisht, shtetasi Denis (Alban) Gani Demiri, u kap më datë 01.04.2012, rreth orës 22.00 me një armë zjarri në brez, të mbushur me fishekë gati për qitje, në një lokal prane Maternitetit te Ri të Tiranës, në prani të 3 personave të tjerë. Në cilësinë e proves materiale u kap dhe sekuestrua arma e zjarrit pistolet “TT”, me një kreher pistolete me 8 copë fishek ne të.”- njoftoi policia.
(er.nu/BalkanWeb)