E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, moti i keq bllokon 2 tragete, me 2 orë vonesë

DURRËS - Moti i keq sot ka bllokuar dy tragete të linjës Bari-Durrës. Anijet nuk kanë dalë ende në radio, nuk kanë mbërritur në orën e programuar, që është 8:00 e mëngjesit, ndërkohë që forca e detit është 7-8 ballë.

Sipas korrespondetit të “A1 Report” në Durrës, i cili i referohet burimeve të kapitenerisë së portit, pritet që të mbërrijnë pas orës 10, që do të thotë me dy orë vonesë. Në të dy tragetet gjenden rreth 400 pasagjerë dhe 100 automjete.

Teksa koha është qetësuar, po fryn pak erë, nga autoritet portuale pritet që tragetet të mbërrijnë dhe të ankorohen së shpejti. Situata ka shkaktuar anomali në punën në port, probleme në ankorimin e trageteve me gjithë ndihmën e mjeteve portuale.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›