Konkursi Sipermarresit e se nesermes
420 nxënës maturantë të shkollave të mesme nga i gjithë vendi kanë marrë pjesë në konkursin kombëtarë “Sipërmarrësit e së nesërmes” organizuar nga Tirana Bizness University me miratimin e Ministrise së Arsimit. Ky konkurs synon identifikimin e nxënësve më të talentuar në fushën e biznesit. Fituesit e vendit të parë do të përfitojnë një bursë të plotë studimi në programet bachelor të ofruara nga TBU si dhe një vizitë disa ditore pranë kompanive të biznesit në Austri dhe Gjermani. Pesë fituesit e vendit të dytë do të përfitojnë bursë 75 % të tarifës së studimit bachelor, ndërsa fituesit e vendit të tretë bursë 50 % të tarifës së studimit bachelor prane TBU.