E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet banda ehajdutëve, vidhnin kasaforta

TIRANË – Janë arrestuar sot nga policia e Tiranës një grup i përbërë nga 4 persona të cilët akuzohen se vidhnin kasaforta. Grupi në fjalë, sipas policë është dhe autor i grabitjes së kasafortës së një funksionari të Bashkisë së Ballshit.

Përveç arrestimit të autorëve është sekuestruar edhe kasaforta e vjedhur.

Në prangat e policisë kanë rënë: Aurel Marini, Erold Zguri dhe Juxhin Gremi, ndërsa nuk bëhet  i ditur emri i personit të katërt

Në momentin e arrestimit policia ka gjetur edhe lëndë narkotike.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›