E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ererat e forta lene pa energji elektrike Qarkun e Kukesit

Furtuna ka lënë pa energji elektrike gjithë qarkun e Kukësit.

Sipas CEZ shpërndarje në Kukës, specialistët e kanë ndërmarrë këtë hap, pasi erëra të forta kanë shkaktuar shumë dëme në rrjetin shpërndarës.

Për të parandaluar dëmtime të tjera ata kanë shkëputur furnizimin pasi fidrat përcjellës, si pasojë e erës së fortë, bashkohen me njëri tjetrin dhe krijojnë bashkim duke cuar në djegien e tyre.

Më shumë se 3 fidra janë djegur aktualisht megjithatë ende nuk ka nisur puna për riparimin pasi I ashpër nuk lejon ndërhyrjen në rrjet.

Dritat do t’u kthehen konsumatorëve vetëm kur të përmirësohet moti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›