E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja flasin Salihi dhe Lila

Ndaj Norvegjisë, Shqipëria mund të arrijë rezultat dhe të vazhdojë të shpresojë për kualifikimin në Botëror. Hamdi Salihi mendon kështu, ndërsa e premtja e ndeshjes eleminatore në Oslo afron. Nga Durrësi, shkodrani duket i qetë.

Largësia nga Shqipëria natyrisht që pengon, pasi Salihi ka luajtur në Amerikë dhe tani luan në Kinë. Ai ka një akord me De Biazin.

Andi Lilës i kujtojnë se gjyqtar është Kevin Blom, holandezi që e përjashtoi në Bosnjë-Hercegovinë.

Shqipëria ndodhet në vendin e tretë në grupin eleminator E me 6 pikë, ndërsa Norvegjia është e dyta me një pikë më shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›