Durrës, ndalohet 24-vjeçari me 24 kg kanabis, tentonte trafikimin në Itali
DURRES- Forcat e Policisë së Kalimit Kufitar ndaluan sot në orët e para të ditës një 24 -vjeçar nga Shkodra, i cili tentoi të kalonte me traget drejt Italisë një sasi lënde narkotike prej mbi 24 kg canabis sativa.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut bënë të ditur për ATSH-në se Gentian Pelini, 24 vjeç lindur e banues në Gruemirë (Shkodër), është ndaluar pasi gjatë kontrollit në ne automjetin tip Golf me targa AA 720 GN u gjetën 15 pako në formë paraleelpipedi, të mbështjella me natriban.
Pakot e fshehura në bagazh dhe në gomën rezervë të automjetit përmbanin sasinë e 24 kg e 105,8 gramëve canabis sativa. Në të njëjtën kohë u kontrollua edhe banesa e tij në Gruemirë ku gjetën dy armë zjarri automatike, një pistoletë sportive dhe një pushkë gjahu.
Hetimet do të vazhdojnë nga prokuroria e Krimeve të Rënda, përfunduan burimet e policisë së Durrësit.
(er.nu/BalkanWeb)