Aksidentohet me makinë, vdes një i ri. Policia: Udhëtonte me shpejtësi
TROPOJE-Një i ri ka gjetur vdekjen në Tropojë si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Policia bën të ditur se shtetasi Enver Imeraj i moshës 24 vjeç është aksidentuar për vdekje sot paradite në aksin rrugor Qafë Morinë-Bajram Curri, në vendin e quajtur, Babinë.
Mësohet se i riu udhëtonte i vetëm me automjetin e tij, por në babin, makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme. Si pasojë 24-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte Imeraj.
(d.b/BalkanWeb)