Durrës, në pranga 2 persona, u kapen me 3.5 kg heroinë
DURRES-Një sasi prej 3 kg e 690 gramësh heroinë është sekuestruar nga antidroga në Durrës. Policia e qytetit bregdetar ka sekuestruar lëndën narkotike ne një automjet me targa FR 5092 C afër mbikalimit në “Plepa” ndersa ka prangosur dy persona si korriere te droges. Automjeti drejtohej nga shtetasi Maliq Ibraj 58 vjec banues në qytetin e Patosit, ndërsa shoqërohej edhe nga shtetasi Idriz Manej nga Shkodra. Uniformat blu të Durresit bëjnë të ditur se sasia prej 3 kg e 690 gramësh është gjetur në nëe kuti kartoni e ndarë në 6 pjese. Dy poseduesit e lendes narkotike janë vënë në pranga ndërsa përvec heroinës janë sekuestruar edhe 11 karta SIM dhe dy aparate celulare.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)