Shkup, në pranga për korrupsion 40 mjekë e funksionarë
SHKUP - Në Maqedoni rreth 40 mjekë dhe funksionarë të Fondit të pensioneve janë arrestuar sot me akuzën për korrupsion, në kuadër të një operacioni masiv që është zhvilluar në të gjithë vendin.
Siç njoftoi një zëdhënës i policisë së Shkupit, të arrestuarit akuzohen se kanë marrë para për të falsifikuar raporte mjekësore dhe certifikata të tjera në mënyrë që të jepnin në mënyrë ilegale pensione invalidësh.
Operacioni nisi menjëherë pas denoncimit që u bë në një program të televizionit privat Kanal 5. Sipas televizionit, dhënia e pensioneve për invalidët bëhej kundrejt shumës ndërmjet dy dhe pesë mijë euro.
(e.n/BalkanWeb)