Tiranë, hidhet nga kati i 9-të, vdes 58-vjeçari
Një 58- vjeçar nga Tirana është hedhur nga kati 9 i banesës së tij e cila ndodhet në zonën e KOmunës së parisiy. Ngjarja ka ndodhur në orën 16.30 kur Ilir Gjobrati është hedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar specialistë të Komisariatit Nr.2 në kryeqytet dhe kanë kryer hetimet e paraprake nga ky dyshohet se 58-vjeçari është vetëhedhur. Madje të njëjtat burime pohojnë se Gjobrati ka lënë edhe një letër e cila do të zbardhet nga punonjësi e policisë. Ndërkohë që trupi i pa jetë i tij është dërguar për në morgun e Tiranës ku do ti kryhet edhe autopisa e cila do të vërtetoi me prova shkencore shkaqet e vdekjes së Ilir Gjobrati i cili jetonte vetëm në shtëpi. Ndërsa policia do të zbardh shkaqet që dërguan 58- vjeçarin në aktin e vetëhedhjes nga kati i nëntë.