Protestë në Sukth kundër varfërisë
DURRES- Të mbledhur në qendër të Sukthit në Durrës dhjetëra banorë të zonës i janë bashkuar valës së protestave në të gjithë vendin. Mungesa e ujit të pijshëm, energjisë, prania e varfërisë kanë ngritur në protestë këta banorë të cilët fajësojnë qeverinë për përgjegjësinë e mosmbajtjes së premtimeve. Një tjetër shqetësim i përmendur nga protestuesit ka qenë dhe cështja e legalizimeve.
Të njëjtin qëndrim ka ndarë me ta edhe deputeti socialist Gazmir Bizhga.
“Ju premtuan se do të kishit energji 24 orë dhe ju dyfishuan cmimet e faturave të energjisë elektrike. Shikoni dyqanet rreth e qark i kanë listat më të mëdha se defterët e perandorisë osmane.” u shpreh Bizhga.
Protestat kanë nisur rreth orën 16:00 të pasdites së të hënës dhe kanë vijuar për disa minuta. Mandej banorët janë larguar duke premtuar se do të vijojnë me këto reagime.
(e.n/News24/BalkanWeb)