E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres ne pranga pedagogu dhe i riu 20-vjecar per mashtrim kompjuterik

Ne qytetin e Durresit dy persona jane arrestuar nga policia pasi akuzohen per mashtrim me kartat e kreditit. Burime nga policia bejne me dije se te arrestuarit jane pedagogu nga Shkodra me inicialet E.P 29-vjec dhe Kristjan Pjetri 20-vjec pasi dyshohet se kryenin blerje permes internetit duke shfrytezuar te dhenat e kartes se kreditit te nje shtetasi tjeter. Sipas policise te dy te arrestuarit kishin pervetesuar ne menyre te paligjshme te dhenat e kartes se kreditit te shtetasit O. M. Nderkohe materialet ne ngarkim te dy te arrestuarve i kane kaluar prokurorise me akuzen per mashtrim kompjuterik

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›