Fier ne pranga disponuesi i 4 kg droge
Nje 23 vjecar nga qyteti i Fierit eshte ndaluar ne port pasi iu gjeten dhe bllokuan 4 kilograme droge e llojit Cannabis sativa. Burime zyrtare nga policia e ketij qyteti thane se gjate nje kontrolli te imtesishem ne autobuzin e linjes Fier-Firenze me targa FR 6184 D eshte gjetur nje cante me 4 kilograme droge e cila nga verifikimet ka rezultuar se i perkiste Besian Bregut lindur dhe banues ne lagjen Liri Fier. Lenda narkotike e gjetur ishte shperndare ne kater pako te mbeshtjella me ngjites natriban me ngjyre kafe ndersa Breu tashme ndodhet ne rajonin e policise. Mesohet se lenda narkotike kishte destinacion shtetin fqinj Italine.