E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe plagosen 2 persona pas nje shkembim zjarri

Dy persona kane mbetur te plagosur pas nje shkembimi me arme zjarri ne lagjen Skenderbeg te qytetit te Lezhes. Ernest Margjoni 35 vjec nga Kallmeti i Lezhes eshte qelluar me arme ndersa nga te shtenat eshte plagosur edhe nje kalimtare e rastit rreth 18 vjece.

Ngjarja ndodhi rreth ores 1100 ne vendin e quajtur Rruga e Kallmetit dhe sipas burimeve policore autoret kane qene duke levizur me nje automjet dhe pasi ka pikasur 35-vjecarin ka qelluar ne drejtim te tij duke e lene te plagosur dhe me pas eshte larguar nga vendngjarja.

Nuk dihen ende motivet e kesaj ngjarjeje ndersa policia ka ngritur menjehere postoblloqe per te arrestuar autorin i cili mendohet se shoqerohej edhe nga nje person i dyte. Mesohet se 35-vjecari eshte derguar per ne spitalin Ushtarak te Tiranes ne gjendje kritike per jeten ndersa 18 vjecarja ndodhet jashte rrezikut per jeten dhe po merr mjekim ne spitalin rajonal te Lezhes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›